Promovimi i Lagjes Complex Planet

Complex Planet 5 Prezantimi i Lagjes Complex Planet 5 Promovimi i Lagjes Complex Planet

Mesdita e së enjtes mblodhi personalitete të shumta në një kodër piktoreske të Komunës së Sarajit, e cila që tani ka një emër. Kompleksi “Planet” do të jetë lagja e re e Shkupit më luksozja me të gjitha komoditetet për banim dhe biznes. Në inaugurimin e këtij investimi, u paraqit projekti që përveç shtëpive të banimit individual, do të ketë markete, restorante, terrene sportive, fitnes qendra, kënd të lojërave për fëmijë, mbikëqyrje 24/7 nga sigurimet dhe poliklinikë për shërbime shëndetësore. Ideatorja e projektit Valdete Kasapi tha se një ëndërr u bë realitet për të gjithë banorët e zonës dhe më gjerë.

Në lagje janë planifikuar gjashtë lloje të ndryshme të shtëpive, sipas nevojave të blerësve, do të ketë 400 vendparkime plotësuese, ndërsa në afërsi paralajmërojnë park prej 5.000 metra katror e cila do të shërbejë për të gjithë qytetarët, ndërsa afër kompleksit është planifikuar edhe ndërtimi i hotelit, spa qendrës dhe fitnes.