PARTNERËT

Complex Planet 5 Partnerët

‘Blero-Fix’ është kompani ndërtimore e themeluar që nga viti 2013, me kapital vetanak, me pronar Samet Misimi. Fillimet e para të veprimtarisë së vetë ‘Blero-Fix’ I ka filluar që nga viti 2002 dhe gradualisht është zhvilluar dhe profesionalizuar. Me një përvojë dhe staf të kualifikuar, renditet si një ndër kompanitë më të suksesshme në vend. Kjo kompani tani numëron gjithsej 300 punëtorë dhe staf profesional dhe, pas vetes ka disa objekte të ndërtuara siç janë rreth 30 ndërtesa dhe afër 350 shtëpi si dhe ndërtimin e 5 urave në autostradën Kërçovë-Strugë. Kompania, ka edhe depon e saj të mallrave ndërtimorë që e shfrytëzon për logjistik gjatë ndërtimit dhe mjete të punës. Tani investitor në ‘Kompleksin Planet’.