Promovimi i lagjës Complex Planet
Alsat-M
Mesdita e së enjtes mblodhi personalitete të shumta në një kodër piktoreske të Komunës së Sarajit, e cila që tani ka një emër. Kompleksi “Planet” do të jetë lagja e re e Shkupit më luksozja me të gjitha komoditetet për banim dhe biznes. Në inaugurimin e këtij investimi, u paraqit projekti që përveç shtëpive të banimit individual, do të ketë markete, restorante, terrene sportive, fitnes qendra, kënd të lojërave për fëmijë, mbikëqyrje 24/7 nga sigurimet dhe poliklinikë për shërbime shëndetësore. Ideatorja e projektit Valdete Kasapi tha se një ëndërr u bë realitet për të gjithë banorët e zonës dhe më gjerë.
Link
Zhurnal
Në lagje janë planifikuar gjashtë lloje të ndryshme të shtëpive, sipas nevojave të blerësve, do të ketë 400 vendparkime plotësuese, ndërsa në afërsi paralajmërojnë park prej 5.000 metra katror e cila do të shërbejë për të gjithë qytetarët, ndërsa afër kompleksit është planifikuar edhe ndërtimi i hotelit, spa qendrës dhe fitnes.
Link
Kronikë nga TVM2
Komuna Saraj
Kryeministri Zaev në promovimin e Compleksit Planet
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot mbajti fjalim në ngjarjen me rastin e promovimin e aktivitetit për ndërtimin e projektit banesor-afarist – Compleksi Planet.
Në ngjarje morën pjesë Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, Artan Grubi, zëvendëskryetar i Parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, kryetari i partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti dhe investitorët e Compleksit Planet, si dhe mysafirë të tjerë.
“Complex Planet”, një lagje më ndryshe në Shkup! Bisedë me Valdeta Kasapi për lagjen elitare në kryeqytet
Lagjja “Complex Planet” me 142 objekte banimi do të ketë edhe dy komplekse: I pari me çerdhe për fëmijë të grup-moshave të ndryshme deri në parashkollor, amfiteatër të jashtëm, postë, bankë, IT-zyrë…, ndërsa kompleksi i dytë me restorant ekskluziv, verandë të madhe, pishinë, SPA-qendër & fitnes. Karakteristikë e vendndodhjes së kësaj lagjeje është ndasia kohore me qytetin e Tetovës që ka vetëm 15 minuta, 15 minuta e ndajnë edhe me Kosovën dhe 15 minuta me qendrën e Shkupit. Këto tipare në këtë rezidencë japin entuziazëm dhe vullnet për jetën.
Gëzuar festat e fundvitit!
Среќни новогодишни празници!
Happy holidays!